Trump do të falë 100 persona, por jo protestuesit

schedule11:24 - 18 Janar, 2021

schedule 11:24 - 18 Janar, 2021

Presidenti në largim Donald Trump është gati të falë 100 persona, në ditën e fundit të tij në Shtëpinë e Bardhë, para se t’ia lërë vendin Joe Biden. Lajmi është konfirmuar nga CNN që citon burimet e saj, sipas të cilave në një mbledhje të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë eshtë hartuar lista e atyre që do të falen, por mes tyre nuk është Donald Trump.

Senatori Lindsej Graham, aleat i Trump, shpjegoi për Foks News se janë të shumtë ata që kërkojnë faljen e presidentit, dhe ata që morën pjesë në protestat e dhunshme të 6 janarit, por të kërkosh faljen për këta persona është e gabuar.

I përjashtuar nga lista është dhe Julian Assange. Nuk dihet nëse ish këshilltari i Trump, Stiv Banon është apo jo pjesë e kësaj liste./abcnews.al