Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se instikti i tij do të luajnë një rol të rëndësishëm për të vendosur se kur vendi do t’i kthehet jetës normale. Përkundër paralajmërimeve të ekspertëve të shëndetit, Trump është shprehur se planifikon që t’i lehtësojë masat shtrënguese më shpejt nga ç’pritet.
Presidenti amerikan është shprehur:
“Na duhet që të marrim mbrapsht vendin tonë. Njerëzit duan të kthehen sërish në punë. Ne po krijojmë virtualisht një këshill me ekspertët më të mirë të çdo fushe, duke përfshirë edhe politikën, biznesin dhe mjekësinë dhe do të marrim një vendim shumë shpejt.”
Por, në një kohë që deklaroi se do të rishikonte një numër të madh faktesh gjatë konsultimit me liderët, ai shtoi “ Ju pëlqen apo jo, një rol të madh ka dhe instikti këtu.”
Kujtojmë këtu se presidenti amerikan i ka zgjatur masat shtrënguese në vend deri më 30 prill ndërsa pandemia e koronavirusit u ka marrë jetën më shumë se 20,000 amerikanëve.
Si fillim Trump shpresonte që vendi të ishte i hapur përpara Pashkëve, por reagimi i rreptë i mjekëve e detyroi që ta shtynte sërish datën. /abcnews.al/