Rikthehen Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Spanjës. Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi këtë të mërkurë nga Samiti I NATO_s se ka urdhërua Sekretarin Ameikan të Thesarit Scott Bessent që të ndërpresë marrdhëniet tregtare me Spanjën, duke akuzuar Madritin Zyrtar se nuk po kontribuon mjaftueshem ne shpenzimet per mbrojtjen e NATO.
“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë. Ata nuk paguajnë. Nuk dua të kem asgjë me Spanjën. Ndërprisni të gjithë marrdheniet tregtare me Spanjën, përfshirë edhe vizitat”, tha Trump.
Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht qeverinë spanjolle për refuzimin e objektivit të ri të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Udhëheqja socialiste në Madrid ka kundërshtuar këtë objektiv dhe gjithashtu ka refuzuar përdorimin e hapësirës ajrore apo bazave ushtarake spanjolle nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me operacionet e saj në luftën me Iranin. Sipas të dhënave të tregtisë, Shtetet e Bashkuara eksportuan vitin e kaluar mallra me vlerë rreth 26.6 miliardë dollarë drejt Spanjës, duke regjistruar një suficit tregtar prej 5.2 miliardë dollarësh./abcnews.al



