Trump: Dhjetë qytetet më të rrezikshme në SHBA drejtohen nga demokratët

schedule10:04 - 28 Gusht, 2020

schedule 10:04 - 28 Gusht, 2020

Dhjetë qytetet më të rrezikshme në Shtetet e Bashkuara janë të gjitha të drejtuara nga demokratët.

Kështu ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump në një “tweet” të tijin pak para fjalimit të tij përmbyllës të Konventës Kombëtare Republikane.

“Dhjetë qytetet më të rrezikshme në SHBA janë të gjitha të drejtuara nga demokratët dhe kjo ka vazhduar për dekada!” shkroi ai në postimin e tij të enjten mbrëma, shkruan abcnewes.al

“Demokratët dhe Biden nuk përmendën as Anarkistët, Nxitësit, Plaçkitësit dhe të ashtuquajturit ‘Protestuesit e Paqes ‘në Konventën e tyre. Ata do ta lejojnë krimin e shfrenuar, ashtu si veprojnë në Portland. Nëse na pyesin, siç duhet të bëjnë, ne do t’i japim fund krimit në qytetet e drejtuar prej tyrem SHPEJT.”

Natën e kaluar, Mike Pence i tha RNC: ‘E vërteta e vështirë është … nuk do të jesh i sigurt në Amerikën e Joe Biden.’

Trump, i cili po bën fushatë në një platformë ligji dhe rendi, nuk dha asnjë të dhënë apo provë për të mbështetur pretendimin e tij, dhe renditja e qyteteve ndryshon në varësi të statistikave të përdorura. /abcnews.al/