Trump dhe Zelensky, takim historik/ Krisafi: Lojën po e fitojnë rusët, amerikanët po joshen me projekte. Pëllumbi: Trump, negociator i suksesshëm

schedule21:49 - 28 Prill, 2025

schedule 21:49 - 28 Prill, 2025

Në studion e programit ‘360 gradë’ u komentua takimi mes Zelenskyt dhe Trump në Vatikan, një takim kokë më kokë 15 minutësh.

Analisti Ledjon Krisafi i komentoi zhvillimet në frontin e luftës duke thënë se lojën po e fiton Rusia duke joshur amerikanët me projekte madhështore.

“Lojën janë duke e fituar rusët. Në takimin e Witkoff në Rusi, përballë tij kishte tre veta Putin dhe tre këshilltarë të tij që kanë shumë vite eksperiencë. Ka një disbalancë shumë të madhe, mënyra sesi po joshin amerikanët është e zgjedhur.

Po mundohen të joshin me projekte me naftë etj dhe pas 5 vitesh nuk ka për të ndodhur asgjë e tillë.”

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Alfred Pëllumbi tha se Witkoff është një negociator i suksesshëm njësoj sikur Trump, që gjatë presidencës së tij të mëparshme nuk kishte asnjë luftë.

“Pa mbështetjen e fundit amerikane nuk do dihej si do mbaronte lufta e dytë botërore. Witkoff është negociator i sukseshëm, si Trump. Ai është i vetëm që nuk lejoi asnjë luftë dhe kjo është meritë e tij.

Trump kur ishte president nuk ndodhi lufta dhe nuk pati asnjë luftë, arriti të ulte numrin e ushtarëve në Kore, përmes negociatave me udhëheqësin komunist, uli dhe armët bërthamore.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!