Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump dhe pritshmëritë për Kosovën/ Arifi: Dialogu pritet të avancojë, përgjatë qeverisjes Kurti politika e jashtme inekzistente

schedule17:24 - 21 Janar, 2025

schedule 17:24 - 21 Janar, 2025

Ardhja e Donald Trump në pushtet në këtë mandat të dytë ngjall kuriozitet mbi politikën që do të ndjeki lidhur me konfliktin Kosovë- Serbi.

Analisti Valon Arifi u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë fo të avancojë duke i dhënë fund mosmarrëveshjes. Sipas tij, përgjatë qeverisjes Kurti politika e jashtme nuk ka ndryshuar.

“Nuk mendoj që do ndryshoj politika e jashtme ndaj Kosovës. Ajo që kosovarët presin nga Trump është përkushtimi ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, ku Grenell kishte premtuar edhe gjatë fushatës për ish kryeministrin Thaçi. Në fakt dihet botërisht konflikti i Trump me Jack Smith dhe këtë konflikt besojnë që do ndikojë në zgjidhjen e konfliktit.



Tashmë edhe pas nënshkrimit të largimit të SHBA nga OBSH besoj që dialogu do ndikojë qasjen, rrjedhimisht mendoj që do ndryshojë gjithçka në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë- Serbi. Unë mendoj që do ndikojë veçanërisht në komplet qasjen e konfliktit Kosovë- Serbi.

Unë mendoj që Uashingtoni do jetë më i prerë edhe me Prishtinë dhe Beogradin, ata e shohin Prishtinën si aleatë të tyre dhe prirja do të jetë njësoj si për Prishtinën edhe për Beogradin ashtu edhe për Tiranën dhe Zagrebin.

Mbase këta nuk kanë bërë politikë të jashtme korrekte në këto katër vite, nuk ka pasur asnjë vizitë, por në raporte ndërkombëtare Kosova nuk ka ndikuar. Flet për ata që kanë udhëhequr politikën e jashtme dhe kanë qenë gabim sepse Kosova nuk ka pasur asnjë njohje dhe asnjë takim këto katër vite.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!