Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë/ Të paligjshëm në SHBA, preken nga urdhri

schedule19:14 - 31 Janar, 2025

schedule 19:14 - 31 Janar, 2025

Urdhri i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të palgjishëm nga Shtetet e Bashkuara prek edhe 1 mijë e 875 shqiptarë.

 

Sipas një dokumenti të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave, të publikuar nga Fox News, shqiptarët në fjalë janë pjesë e 1.4 milionë emigrantëve që pritet të dëbohen.

 

Dokumenti pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump.

 

1874 shqiptarët në listë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e Drejtorisë së Emigracionit me urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.

 

Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA një pjesë e madhe janë nga Honduras, Guatemala, Meksika dhe El Salvador.

 

Sapo mori detyrën Donald Trump paralajmëroi se do të rrisë dëbimet masive. Ai njoftoi se administrata e tij planifikon të largojë nga vendi “kriminelët e huaj” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, ku pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona.

 

Po ashtu Trump ka dhënë urdhër për dërgimin e ushtrisë në kufi me Meksikën dhe ka paralajmëruar vendin e Amerikës Qendrore se do të vendosë tarifa 25%, nëse nuk punon për të menaxhuar çështjen e emigrantëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!