Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump “debaton” me gazetarin, i kërkon të heqë maskën gjatë konferencës

schedule08:53 - 8 Shtator, 2020

schedule 08:53 - 8 Shtator, 2020

Gjatë një konference për shtyp, Donald Trump pati një diskutim me gazetarin e Reuters Jeff Mason pasi ky i fundit refuzoi të hiqte maskën  me kërkesë të Presidentit. Presidenti e ndaloi Mason kur filloi të bënte pyetjen e parë, duke thënë “do të duhet ta heqësh maskën, të lutem”.

Mason u përgjigj se ai do të fliste me zë të lartë  në mënyrë që presidenti ta dëgjonte por nuk do ta hiqte maskën. Trump nuk ishte i kënaqur me këtë përgjigje, duke i thënë gazetarit se zëri i tij ishte “shumë i mbytur” dhe nëse do ta hiqte maskën do të kuptohej më qartë.

Mason ngriti zërin dhe e pyeti presidentin nëse dëgjohej. Presidenti psherëtiu duke thënë, “është më mirë. Po, është më mirë”.  Kjo nuk është hera e parë që Presidenti kërkon që një gazetar të heq maskën  në mënyrë që ai të dëgjojë një pyetje më qartë, por zhgënjimi nga përgjigjja e Mason ishte i dukshëm. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!