Politologu Ilir Hajdini thotë se situata aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës është më e rrezikshmja që nga nisja e konfliktit. Në një intervistë për “Ballkan Update”, duke komentuar edhe atë që pritet të ndodhë me rikthimin e Donald Trump, ai deklaroi se duhet të lobohet për çështjen shqiptare në SHBA.
Sipas tij, situata mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe ajo në Lindjen e Mesme janë një këmbanë alarmi, ndaj duhet të veprohet për të bërë kërkesë që Kosova të anëtarësohet në NATO.
“Kemi dinamika të reja të ndryshimeve globale që rrezikuan jo vetëm Kosovën por edhe mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve evropianë dhe prosperitetin dhe të ardhmen e tyre gjeopolitike sepse siç po e vërejmë sulmet mes Ukrainës dhe Rusisë po rrezikojnë që të shpërndahen dhe thellohen. ani për tani duke përdorur Ukrainë dhe armatim të fundit, që i lejuan që të jetë në gjendje të sulmojë në thellësi të territorit rus. Gjendemi para një rreziku që derisa të arrijë Trump në pushtet që të përshkallëzohet më tutje konflikti. E njëjta mund të shfaqet edhe në Lindjen e Mesme. Të dyja së bashku vështirësojnë shumë fokusin e bashkësisë ndërkombëtare që të merret me çështjen e shqiptarëve dhe duhet të ishte këmbanë për shqiptarët që të fillojnë të riqasen në dialog. Duhet të investojnë shumë më tepër në lobim dhe SHBA, të jenë më pragmatik dhe të kenë ekipe të reja në koordinim me administratëb e re të Trump që të shfrytëzojnë qasjen e tij, që do të përdoret për të zgjidhur problemet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shfryëtzojmë këtë hapësirë dhe të integrohemi në aleancën e NATO-s. Pika e fundit që ndoshta s’po e cekim mjaftueshëm është se si rezultat i këtyre zhvillimeve nuk do të mund të shpresojmë në bashkëpunim ekonomik apo tregtinë e lirë deri më tani dhe për ekonomitë e shteteve shqiptarëve është të kërkojmë përgatitje nga ata se në një të ardhme jo të largët nuk do të jenë në gjendje të marrin nga Lindja e largët produktet që marrin.”, u shpreh ai.
Duke u ndalur te situata në Kosovë, politologu theksoi se Vjosa Osmani kritikoi qasjen e qeverisë së Albin Kurtit pak kohë para zgjedhjeve, duke e cilësuar si jo të sinqertë.
“Pas 4 vitesh, pa kërkuar falje del dhe atakon një qasje jo të drejtpërdrejtë Kurtin, por një qasje që po e asociojmë me qeverinë aktuale. Kjo është vetëm dy muaj para zgjedhjeve dhe si duket s’do t’i shërbejë asnjërës palë. Populli do t’i ndëshkojë për këtë qasje. 4 vite nuk ishte në gjendje që të vërejë gabimet e koalicionit por dy muaj para zgjedhjeve del me kritika. Është edhe jo fisnike, jo e sinqertë dhe kjo sipas gjasave do të ndëshkohet.“, shtoi ai.