Trump bisedime me Netanyahun dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Ulja e tensioneve, përmes diplomacisë

schedule22:09 - 13 Qershor, 2025

schedule 22:09 - 13 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas përplasjes mes Izraelit dhe Iranit, njoftoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Trump foli gjithashtu me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, rreth zhvillimeve në rajon.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, të dy udhëheqësit kanë rënë dakord se përmbajtja, ulja e tensioneve dhe zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve përmes mjeteve diplomatike janë të rëndësishme për arritjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!