Trump, Berisha (jo dhe aq) entuziast/ Vaken shpresat për “non grata”, por revolucioni vazhdon

schedule18:27 - 8 Nëntor, 2024

schedule 18:27 - 8 Nëntor, 2024

Fitorja e Donald Trump u prit me entuziazëm në radhët e demokratëve, që vërshuan këto dite me komente të shumta në rrjetet sociale, me shpresën që ndoshta do të bie njolla e non gratës, ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe familjes së tij, në majin e 2021.

“Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve”, thotë Berisha.

Por Berisha nuk ka përgjigje kur pyetet drejtpërdrejtë për veten e tij për heqjen e non gratës, që u përgatit nga administrata e parë e Trump e u shpall kur në Shtëpinë e Bardhë hyri Joe Biden.

“Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD (amerikane), një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros”, shprehet ish-kryeministri.

Por era Trump e përtej Atlandikut, Berisha shpreson që të godas Shqipërinë.

“Nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur”.

Pritshmëria është tek drejtësia e re, që Berisha edhe më parë ka deklaruar se është e nevojshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias dhe rishikimi të sistemit në tërësi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!