Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të debatojë me zëvendëspresidenten Kamala Harris “në të ardhmen e afërt” duke lënë të hapur mundësinë që debati të zhvillohet në një rrjet tjetër përveç Fox News, një ndryshim nga premtimi i tij i mëparshëm për të debatuar me Harris vetëm në atë kanal televiziv.
Trump tha në një intervistë me Fox News të mërkurën se do të preferonte që një debat mes tij dhe Harris të organizohej nga ky televizion, por sugjeroi se fushata e tij po zhvillon biseda edhe me rrjete të tjera televizive rreth organizimit të një debati.
Trump shtoi se vendimi për zhvillimin e debatit do të varej nga ai.
“Ne do të debatojmë, mendoj, në një të ardhme mjaft të afërt. Do të shpallet shumë shpejt, por ne do të debatojmë”, theksoi Trump./abcnews.al