Shitja e energjisë në Bashkimin Evropian do të jetë një qëllim kyç, pasi administrata e tij përpiqet të eliminojë deficitin tregtar me Bashkimin, tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump .
“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i keq me ne,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke akuzuar vendet evropiane se nuk blejnë mjaftueshëm mallra amerikane.
“Ata duhet të blejnë energjinë e tyre nga ne, sepse kanë nevojë dhe duhet ta blejnë nga ne. Ata mund ta blejnë atë, ne mund ta ulim deficitin tregtar me 350 miliardë dollarë në një javë”, theksoi ai.