Trump apo Biden? Mediu: E padobishme të bëhemi partizanë, linja me Shqipërinë nuk ndryshon

schedule23:41 - 3 Nëntor, 2020

schedule 23:41 - 3 Nëntor, 2020

Të bëhemi partizanë për njërin apo tjetrin do të ishte e padobishme dhe e pavlefshme në pikëpamje të asaj që ndodh në Amerikë apo asaj që duam në Shqipëri”. Kështu u shpreh kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu në një intervistë për ABC-në për garën presidenciale në Amerikë. Ai thotë se fushata dhe zgjedhjet këtë herë në SHBA janë interesante për disa arsye.

Padyshim që unë e ndjek me interes të përditshëm update-im me situatën zgjedhore dhe sidomos me problemet, ka probleme që nuk kanë ndodhur ndonjëherë, tensione, një lloj situate kritike për herë të parë e shikoj në historinë e Amerikës për konflikte që kanë të bëjnë me një krizë, sa historike, sociale, ekonomike, mediatike, politike dhe janë shumë interesante si zgjedhje. 

Ne duam një proces zgjedhor i cili të ketë një administratë që ta shikojë me interes Ballkanin dhe sidomos Shqipërinë. SHBA kanë qenë dhe mbeten partneri jonë strategjik dhe unë kam parë pavarësisht nëse është president demokrat apo republikan vëmendja ndaj Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Duhet që ne si shqiptarë të justifikojmë këtë lloj marrëdhënie. Të bëhemi partizanë për njërin apo tjetrin do të ishte e padobishme dhe e pavlefshme në pikëpamje të asaj që ndodh në Amerikë apo asaj që duam në Shqipëri”.

Por çfarë pritet që të ndodhë me rajonin e Ballkanin dhe Shqipërinë pas 3 nëntorit? Në këtë pikë, Mediu është i qartë; Linja e administratës amerikane pavarësisht kushdo të jetë president  do të jetë miqësore me Shqipërinë. “Po të shikosh fushatën, do të shikosh dy fushata të ndryshme. Trump në takime të mëdha të fokusuar në cështjet ekonomike, gjeopolitika dhe nga ana tjetër Biden të fokusuar në takime të vogla dhe shumë herë më mirë në sondazhe dhe trajtimi i situatës nga covid ka krijuar një efekt te qytetarët dhe pritshmëritë e zgjedhjeve. Unë mendoj që linja e administratës amerikane pavarësisht kushdo të jetë president  do të jetë miqësore me Shqipërinë. Ajo që ne nuk kemi bërë është për të kapitalizuar këtë marrëdhënie me SHBA-në. 

Problemin duhet ta shikojmë si i jemi qasur këtë partneriteti. Ka pasur momente nga më të ndryshmet, nga administrata e Bushit të vjetër, cështja primare ka qenë demokracia dhe Kosova, Clinton ka qenë mbështetës i demokracisë shqiptare dhe situata me luftën e Kosovës, George W. Bush me mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, Obama bëri fakt anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Edhe administrata Trump ka një vëmendje edhe në rajonin e Ballkanit si marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës” përfundoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!