Për të zgjedhur Presidentin e ri amerikan do të votojnë edhe deputetë shqiptarë. Socialisti Fidel Ylli në një intervistë për ABC-në u shpreh se do të shkojë që të votojë për njeriun që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme. “Unë do të shkoj në Amerikë dhe do të votoj në datë 3 meqë jam edhe shtetas amerikan”.
Por cili do të jetë fituesi? Në këtë pikë, Ylli thotë se diferencën do ta bëjë shtresa gri, që është e paparashikueshme. “Parashikimet, sondazhet tregojnë Biden përpara, por edhe në radhën e parë tregonin Hillary Clinton, por në fakt fitoi Trump, asnjëherë nuk dihet, amerikanët janë të paparashikueshëm. Janë edhe ditët e fundit ndryshojnë mendje ajo shtresa gri e tyre”.
Por për cilin do të shkojë vota e deputetit Fidel Ylli? “Një gjë kanë qytetarët, votën, atë e kanë të shenjtë dhe sekrete” tha duke mos preferuar që ta mbajë sekret vullnetin e tij./ db/Abcnews.al