Truket që do ju ndihmojnë ta bëni fëmijën të dashurohet pas leximit

schedule12:27 - 4 Maj, 2021

schedule 12:27 - 4 Maj, 2021

Nëse fëmija juaj refuzon të lexojë, më poshtë abcnews.al do ju tregojë se çfarë të bëni që në pak kohë të dashurohet pas librave.

Fillimisht duhet t’i kushtoni kohë fëmijë tuaj ndërsa po lexon librat e shkollës. Kjo do e bëjë atë më të lumtur dhe do të mësojë më mirë, sepse ju do jeni pranë tij.

Lëreni të gjejë hapësirën e tij. Në rrethana normale, tryeza është vendi ideal për të lexuar, në mënyrë që të jenë më të përqendruar. Sidoqoftë, nëse konstatoni që fëmija juaj po ecën më mirë në dhomën e ngrënies ose në dhomën e ndenjes, ndihmojeni atë të vendoset atje për ta bërë leximin më efektiv dhe të kënaqshëm.

 Mos i nënvlerësoni pushimet e shkurtra. Vogëlushi juaj ka nevojë të ndihet i lirë dhe të pushojë, e cila nevojitet për të ruajtur informacionet e reja.

A shikon fëmija shpesh filma? Nëse po, truku ideal është t’u tregoni atyre se heronjtë e preferuar të filmave kanë dalë nga faqet e librave. Kështu, ai do të zhvillojë familjaritetin me botën e letrës dhe shkrimit krijues./abcnews.al