Trudeau viziton Kievin, premton armë dhe pajisje të tjera ushtarake për t’i ardhur në ndihmë vendit

schedule20:28 - 8 Maj, 2022

schedule 20:28 - 8 Maj, 2022

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka premtuar sot armë dhe pajisje të tjera ushtarake për Ukrainën. Deklaratat, Trudeau i bëri në kryeqytetin Kiev gjatë një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë. Më herët gjatë ditës ai vizitoi edhe Irpinin, në veriperëndim të Kievit.

Irpini u përball me bombardime të shumta nga Rusia në fillim të pushtimit dhe përkohësisht ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në një postim në Telegram, kryebashkiaku Oleksandr Markushyn njoftonte se kryeministri kanadez “erdhi për të dëshmuar me sytë e tij tmerrin që pushtuesit rusë kanë mbjellë” në vendin e tij.

Kanadaja ishte një nga 12 anëtarët themelues të NATO-s në vitin 1949. Vendi ka ndarë mbi 118 milionë dollarë për pajisje ushtarake për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i këtij viti. /abcnews.al/