Trudeau dënon planet për referendume aneksimi në Ukrainë: Nuk do t’i njohim kurrë

schedule22:05 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:05 - 20 Shtator, 2022

Udhëheqësi kanadez Justin Trudeau është bërë lideri më i fundit perëndimor që ka dënuar planet për të organizuar referendume aneksimi në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Duke shkruar në Twitter, Trudeau tha se masa do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim ato”,  tha ai, duke shtuar se një veprim i tillë do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë se kërkon kthimin në epokën e imperializmit me votat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!