Tropojë/ Plagosi me thikë fqinjin, policia shkon për ta arrestuar dhe i gjen në shtëpi 3 armë zjarri e mbi 2 mijë fishekë

schedule13:05 - 17 Shkurt, 2024

schedule 13:05 - 17 Shkurt, 2024

Një 51-vjeçar ka plagosur me thikë fqinjin e tij në Tropojë për motive të dobëta. Si pasojë, policia i ka shkuar në shtëpi për ta arrestuar dhe i ka gjetur tre armë zjarri, mbi 2 mijë fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policore i koduar “Margegaj”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Margegaj.

Plagosi me mjet prerës, fqinjin e tij, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 51- vjeçari.

Në banesën e 51-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore,  për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!