Tronditi botën me rrëfimin e saj, merret vendimi për kujdestarinë ligjore të Britney Sears

schedule15:32 - 1 Korrik, 2021

schedule 15:32 - 1 Korrik, 2021

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Britney Spears për t’i hequr të atit rolin e kujdestarit ligjor. Gjyqtarja Brenda Penny nënshkroi një vendim të ri, që vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj. Dokumentet tregojnë se gjykatësja i është përgjigjur një kërkese të bërë nga avokati i Spears në nëntor, ku thuhej se ylli 39 vjeçar ishte e frikësuar nga babai i saj dhe nuk donte që të menaxhonte pasurinë miliona dollarëshe.

Can Britney Spears' conservators force her to keep her IUD? - Los Angeles Times

Por vendimi i gjykatësit nuk ka të bëjë me dëshminë tronditëse që këngëtarja dha javën e kaluar pasi Spears pritet të ndërmarrë një peticion për t’i dhënë fund kujdestarisë plotësisht. Britney pretendoi se kishte marrë ilaçe kundër vullnetit të saj dhe se i ishte ndaluar të bënte fëmijë dhe të martohej për shkak të rregullave ligjore, që hynë në fuqi në vitin 2008.

A timeline of Britney Spears' conservatorship | Fox News

Nga ana tjetër, Jamie drejtoi gishtin ndaj bashkë kujdestares Jodi Montgomery, duke thënë se ai kishte vetëm kontroll financiar mbi të bijën. “Zonja Montgomery ka qenë plotësisht e ngarkuar me kujdesin personal dhe trajtimin mjekësor të përditshëm të Znj. Spears dhe Znj. Montgomery ka marrë të gjitha vendimet në lidhje me ato çështje”, thuhet në dokumentet që Jamie dorëzoi në gjykatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!