Tronditet Turqia, pasagjeri 19 vjeçar vret taksistin: Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni

schedule08:25 - 2 Shkurt, 2024

schedule 08:25 - 2 Shkurt, 2024

Turqia është tronditur nga vrasja e një shoferi taksie nga një pasagjer 19 vjeçar në lagjen Gaziemir të Izmirit. Kamera e taksisë regjistroi ngjarjen e tmerrshme duke zbuluar autorin dhe dialogun që pati me shoferin e taksisë disa sekonda para se ta qëllonte me armë zjarri pas shpine.

“Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni”, dëgjohet t’i thotë sulmuesi 44-vjeçarit Oguz Erge, i cili u ndal për të marrë19-vjeçarin, teksa po ecte në rrugë në të ftohtë. Në video shihet 19-vjeçari teksa kërkon para në xhepin e tij dhe tallet me taksistin duke i thënë se i ka borxh paratë, para se ta qëllojë me armë zjarri.

44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë. Autori i dyshuari arratis duke i marrë paratë dhe sendet e tij, por u arrestua më vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!