Shkodra është tronditur këtë të diel! Një vrasje ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re. Abcnews.al mëson se viktima quhet Prekë Tonaj 48 vjeç.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 48 vjeçari është punonjës i ujësjellës kanalizimeve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat. Deri më tani nuk kemi detaje të reja si ka ndodhur vrasja.
Abcnews.al do t’u mbajë të informuar për detajet e kësaj ngjarjeje në vijim.
Shkodra është ndër qytetet që nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Në këtë qytet kriminaliteti është rritur në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%.
/abcnews.al