Tronditet sërish Shkodra, vritet me armë zjarri një person

schedule23:56 - 28 Maj, 2021

schedule 23:56 - 28 Maj, 2021

SHKODËR – Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.  Mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë, Emiljan Ndou 25 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj. Gazetari i ABC, Simon Shkreli, raporton se autori sipas të dhënave parapake është vënë në pranga. Ai është Mark Kodra 47-vjeç

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë brenda muajit Maj.

Më 17 maj u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër, Endrit Mustafa. Për këtë krim është arrestuar një i mitur, Ergys Malja ndërsa është shpallur në kërkim Ibrahim Lici. Ndërkohë në fshatin ku ndodhi krimi i mbrëmjes së sotme, u ekzekutua me breshëri automatiku, Bardhok Pllanaj. Biznesmenit iu bë pritë ndërsa u vra  me 4 prill të këtij viti me 40 plumba. Po në fshatin Bardhaj, pak më herët pati një përplasje më armë mes dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi që mbetën të plagosur. Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Besmir Perkolaj,  i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri dy të rinjtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!