Tronditet sërish futbolli gjerman: Lojtari 19-vjeçar i Bundesliga rezulton me leuçemi

schedule20:17 - 4 Nëntor, 2022

schedule 20:17 - 4 Nëntor, 2022

Futbolli gjerman sërish tronditet nga sëmundje të ndryshme të futbollistëve të kampionatit të tyre.

Hubert Mbuyi-Muamba, futbollisti 19-vjeçar i Hoffenheim, i rritur te PSG dhe i transferuar në Gjermani në vitin 2021,  ka rezultuar me leuçemi, sipas një raportimi nga klubi gjerman.

“Ne jemi të gjithë me ty! Lojtari ynë, Mbuyi-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga Leuçemia. Ai ndodhet në Francë për trajtim të specializuar. Ju urojmë të keni forcën e duhur Hubert!”, thuhej në deklaratë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!