Tronditet Qipro, vrasësi serial vret 7 gra dhe 2 fëmijë

schedule21:52 - 28 Prill, 2019

schedule 21:52 - 28 Prill, 2019

Autoritetet qipriotë kanë arrestuar një ish-oficer ushtrie i cili dyshohet se ka vrarë 7 gra midis tyre edhe dy vajza të mitura 6 dhe 8 vjeç. 35 vjeçari ka rrëfyer para gjykatës se i ka krye ai vrasjet dhe se trupat e pajetë të grave i ka futur në valixhe dhe i ka hedhur në liqen. Ish-komando ka vrarë gra filipinase pasi ka një komunitet të tille në Qipro.

“Kam kryer 7 vrasje. Aq janë, nuk janë më shumë”, këto kanë qenë fjala e një personi të dyshuar për vrasjen e 7 grave kryesisht filipinase që jetonin në Qipro.

Gjykata e Nikozias ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Autoritetet Qipriote dyshojnë se mes viktimave janë edhe dy vajza të mitura të moshave 6 dhe 8 vjeçe. Mediat vendase shkruajnë se, 35-vjeçari ka dalë i qetë përpara gjykatësve, duke pranuar fajin.

Ndërsa ajo që ka habitur gjykatën është së i dyshuari është një ish-oficer i ushtrisë, dhe ka pranuar paraburgimin.

Autoritete ligj-zbatuese të Qipros e kanë përshkruar ngjarjen si më të tmerrshme, duke e cilësuar si në kufijtë e horrorit. Krimi i makabër për të cilën dyshohet se e ka kryer ish-oficeri i ushtrisë greko-Qipriote  ka bërë që asnjë avokat të mos e marrë përsipër të mbrojë të dyshuarin, së paku deri tani.

Përpara gjykatës dhe organit të akuzës 35-vjeçari ka treguar vetë se ka kryer 7 vrasje.  Ish-komandoja ka pranuar se pasi i vriste viktimat i fuste në valixhe dhe i hidhte në liqen.

Ish-oficeri i ushtrisë u ka rrëfyer grupit të hetimit se kishte futur edhe tre trupa të tjerë në valixhe dhe i kishte hedhur në Liqenin e Kuq. Një valixhe me trupin e pajetë të një gruaje, ka dalë së fundmi nga fundi i një liqeni, raportojnë zyrtarët qipriot.

Ky mendohet të jetë trupi i katërt i pajetë në serinë e viktimave që ka prodhuar ish-oficeri i ushtrisë greko-qipriote. Trupi ndërkohë po i nënshtrohet ekzaminimit pasi ishte në fazë të avancuar të dekompozimit.

Rasti i parë që çoi në zbardhjen e vrasjeve makabër ishte gjetja e trupit të 38 vjeçares, nga Filipinet. Trupi i saj u gjet në një pus pranë liqenit, Mitsero 32 km në perëndim të kryeqytetit Nikosia.

Kundër ish-komandos rëndojnë një sërë akuzash, për 7 vrasje të kryera me paramendim. Procesi ndaj tij u mbajt me kushte të forta të sigurisë.

Qindra e mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e rëndë. Ndërkaq, për ngjarjen reaguan edhe politikanë të lartë të vendit, duke e dënuar me forcë atë që ka ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!