Tronditet Mesdheu, Greqia gati të blejë super avionët F-35, pritet përgjigja turke

schedule12:00 - 28 Shtator, 2020

schedule 12:00 - 28 Shtator, 2020

Greqia është e bindur tashme se përballë Turqisë mund të rezistojë vetëm përmes një programi të avancuar armatimi. Ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri grek dy javë më parë, programi synon të modernizojë marinën, forcat e këmbësorisë si edhe forcat ajrore, të cilat duhet të përballen me Turqinë në Egje.

Greqia planifikon blerjen e avionëve “Rafale” nga Francë, të cilëst i përkasin gjeneratës së katërt, por siç shkruan gazetari Vassilis Skoularakos, forcat ajrore greke nuk do të mjaftohen me kaq, shkruan abcnews.al.

Duke iu referuar burimeve nga forcat ajrore, gazetari shkruan se Greqia synon blerjen e avionëve të avancuar amerikan F-35 deri në vitin 2025, gjë e cila sipas tij do të balanconte në mënyrë afatgjatë forcat në Mesdhe.

“Ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me avionët e gjeneratës së katërt Rafale. Jemi në një një rrugë me vetëm një drejtim dhe Greqia nuk ka rrugë tjetër vetëm se të blejë avionë të gjeneratës së pestë. Bëhet fjalë për avionët F-35, të cilët do të blihen në vitet 2024-2025”, shkruan gazetari duke iu referuar burimeve ushtarake.

Krahas avionëve “Rafale”, Greqia synon të blejë edhe katër fregata të avancuara në vitet në vijim me qëllim modernizimin e marinës përballë Turqisë, e cila ka investuar ndjeshëm në këtë drejtim gjatë viteve të fundit.

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja turke përballë armatimit të Greqisë. Turqia ka blerë tashmë sistemet e avancuara anti-ajrore të Rurisë, raketat S-400, por që nuk i ka futur në përdorim pas presionit të NATO-s.  /abcnews.al