Rastet me koronavirus në botën e futbollit nuk kanë fund. Lille është ekipi i radhës që është prekur nga pandemia dhe tre futbollistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Përgjigjet e testeve të kryera kanë konfirmuar infektimin e Renato Sanchos (kampion Europe me Portugalinë ne vitin 2016), Jonathan Ikone (mesfushori ofensiv) dhe Jonathan Bamba (sulmuesi i majtë).
Sport raporton se të tre lojtarët janë prekur mes datave 6-13 korrik, teksa tani kanë nisur karantinën në shtëpitë e tyre. Lille e mbylli Ligue 1 në vendin e katërt, duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al