Koronavirusi vijon të godasë botën e futbollit dhe nga SHBA vijnë lajme negative. Sezoni i ri i MLS (kampionati amerikan i futbollit), do të nisë në datë 8 korrik dhe klubet po bëjnë përgatitjet e fundit.
Përgjigjet e testeve mjekësore kanë konfirmuar infektimin e plot 24 personave! Nga këta 18 janë futbollistë dhe 6 pjesëtarë të stafeve Emrat e lojtarëve nuk bëhen të ditur, ashtu si edhe klubet që janë prekur nga COVID-19.
Shifra është e lartë dhe situata nuk është aspak e mirë. Personat që kanë rezultuar pozitivë janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ata do të qëndrojnë në karantinë për njëfarë kohe, me shpresën që në testet e radhës do të rezultojnë negativë. /abcnews.al