Tronditet Greqia, shqiptarja hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën, 2 dhe 5 vjeç

schedule16:07 - 25 Mars, 2022

schedule 16:07 - 25 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një shqiptare  ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën  dhe më pas është vetëhedhur.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është tezja e  të miturve  2 dhe 5 vjeç, përkatësisht.

Protothema shkruan se shqiptarja  shkoi sot në shtëpinë e motrës dhe për arsye ende të paditura  hodhi nga ballkoni nipin dhe mbesën e më pas është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku.

Sipas informacioneve të para, dy fëmijët e mitur të moshës 2 dhe 5 vjeç po trajtohen në spitalin pediatrisë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë tezja e tyre po trajtohet me ndihmë mjekësore./abcnews.al/