Tronditet Greqia, Prifti përdhunon të renë dhe detyron adoleshentin të kryejë seks me dhunë me të

schedule10:49 - 17 Nëntor, 2021

schedule 10:49 - 17 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një prift ka përdhunuar një 34 vjeçare dhe më pas ka detyruar një adoleshent të kryejë seks me të, shkruan newsbeast.

Sipas të dhënave më të fundit, prifti e ka detyruar adoleshentin të kryejë marrëdhënie në pranë të tij. Gruaja, me origjinë nga Polonia,  tha se një prift 47-vjeçar kishte abuzuar më të. Sipas dëshmisë së gruas, rreth 8 muaj më parë, ai e kishte dhunuar por nuk e kishte denoncuar.

Duke hetuar rastin, autoritetet policore filluan të zbardhin çështjen. 47-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e 34-vjeçares është një ish-prift në prefekturën e Chanias, i cili është shkarkuar nga puna. Ish-prifti dyshohet se kishte lidhje me gruan dhe pasi u ndanë, tetë muaj më parë, ai e ftoi atë në një vend për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre.

Kur 34 vjeçarja shkoi në vendin që i kishte thënë, 47-vjeçari e mbylli  me kyç dhe më pas thirri dikë tjetër, i cili me urdhër të priftit e përdhunoi. Nga hetimi i autoriteteve së Chanias, i mituri që dyshohet se e ka dhunuar është identifikuar menjëherë nga policia. Bëhet fjalë për një rom 17-vjeçar.

/abcnews.al