Tronditet Ekuadori/ Vritet një tjetër politikan pak ditë para zgjedhjeve presidenciale

schedule08:33 - 15 Gusht, 2023

schedule 08:33 - 15 Gusht, 2023

Një politikan është vrarë ditën e djeshme në Ekuador, më pak se një javë pas vrasjes së një prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 20 gusht.

Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana)  u vra ditën e djeshme. As policia dhe as qeveria e presidentit në largim Guillermo Lasso nuk e konfirmuan menjëherë vrasjen.

Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San Mateo, nga dy burra me motor. Rikujtojmë se pas vrasjes së Fernando Villavicencio, në Ekuador u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Presidenti në largim Lasso fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e kandidatit për president dhe tha se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Gjashtë kolumbianë janë arrestuar, ndërsa një kolumbian i shtatë u vra në një shkëmbimi zjarri me truprojat e kandidatit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!