Dinamo do të përballet me Kukësin në “Elbasan Arena” ditën e mërkurë, ndeshje që është e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit shqiptarë.
Para kësaj ndeshje Dinamo ka marrë një lajm “tronditës”, ku një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës ka humbur përballjen me verilindorët.
Bledi Shkëmbit do i duhet të bëjë pa shërbimet e Aleksandër Isaevskit. Mbrojtësi i majtë, titullar në formacionin e trajnerit Shkëmbi, ka dëmtuar gjurin dhe duket se e ka humbur ndeshjen me Kukësin.
Megjithatë nga ana tjetër tekniku Shkëmbi mund të buzëqeshë, teksa me blutë e kryeqytetit është bashkuar në stërvitje edhe Reginaldo. Sulmuesi dhe klubi kishin arritur akordin prej ditësh, por për shkak të vizës, lojtari mbërriti vetëm dy ditë më parë në Tiranë.
/f.a/abcnews.al