Tronditet boksi, Fury rrezikon përjashtimin përjetë prej një… fermeri

schedule12:18 - 15 Mars, 2020

schedule 12:18 - 15 Mars, 2020

Tronditet bota e boksit. Kampioni në fuqi në WBA për pasha të rënda, Tyson Fury, mund të përjashtohet përgjithmonë. Sipas mediave angleze ai akuzohet për mashtrim dhe për rryshfet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015.

Bëhet fjalë për një fermer, të cilit i janë ofruar plot 25.000 stërlina nga një pjesëtar i ekipit të Furyt. Fermerit iu kërkua të gënjente për 31-vjeçarin, pasi ky i fundit nuk kaloi një test droge në atë vit. Edhe pse fermeri e mbajti fjalën, ai nuk u pagua kurrë nga ekipi i Tyson.

Tashmë është zbuluar dhe identiteti i fermerit në fjalë nga anti droga angleze dhe do të merret në pyetje. Në rast se akuzat janë të vërteta, atëherë ai rrezikon të humbasë të gjithë titujt e fituar, përfshirë këtu dhe atë të fundit kundër Wilder. Nuk përjashtohet dhe mundësia për t’u përjashtuar përgjithmonë nga boksi profesionist. /abcnews.al