Një ngjarje tragjike ka ndodhur brenda një shtëpie në Oregon mbrëmjen e të premtes
Sipas mediave të huaja, një djalë tre vjeç ka humbur jetën, pasi qëlloi aksidentalisht veten në kokë me një armë që e gjeti.
Anëtarët e familjes së tre vjeçarit James Kenneth Lindquester telefonuan në 911 për të raportuar se vogëlushi kishte gjetur një pistoletë në një sirtar në dhomën e gjumit dhe kishte qëlluar veten në kokë rreth orës 21 e 50 minuta.
Detektivët nga Njësia e Krimeve të Dhunshme dhe Njësia e Hetimeve Speciale shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por James i vogël nuk mundi që të mbijetonte pasi goditja kishte qenë fatale. Djali u dërgua me urgjencë në spital por përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të pasuksesshme.
Ndërkohë hetuesit e ngjarjes thanë se vogëlushi ishte vetëm në dhomën e gjumit në momentin kur arma qëlloi. Asnjë akuzë nuk është ngritur, por autoritetet po hetojnë incidentin. l.k/abcnews.al