Tronditëse, si zbuloi zhdukja e të miturës, përdhunimet e saj nga xhaxhai dhe vëllai

schedule19:48 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 19:48 - 4 Dhjetor, 2021

Trondisin provat që janë zbuluar së fundmi për përdhunimin e një të miture në Amaliada, të Greqisë.

Sipas mediave greke një 40-vjeçar i akuzuar për përdhunimin e mbesës së tij të mitur, është lënë në burg. Ndërkohë vëllai i vajzës është liruar me kusht. Ai bashkë me dajën e tij akuzohet se e dhunonin vazhdimisht të miturën.

40-vjeçari dhe vëllai 20-vjeçar i të miturës akuzohen për dhunim, përdhunim dhe joshje të vazhdueshme. Një rast tronditës, kishte ndodhur në vitin 2019, kur vajza ishte 13 -vjeç. Abuzimet kanë vijuar deri në moshën 16 vjeç të vajzës ku ajo vendosi që të zbulojë gjithçka.

Sipas informacioneve javën e kaluar vajza u thirr nga Prokurori i Amaliadës, e cila këmbënguli në dëshminë e saj të parë, se ishte dhunuar nga xhaxhai i saj dhe vëllai i saj i mitur asokohe.

Për rreth 3 vite vajza fatkeqe, siç u ankua, ka jetuar momente makthi nga vëllai i saj dhe vëllai i të atit, i cili pavarësisht se ishte edhe vetë baba, dyshohet se nuk ka ngurruar t’i hapë orekset e sëmura ndaj mbesës së tij të mitur!

Si nisën hetimet?

Vajza e frikësuar nuk gjeti dot forcën për t’u ankuar, megjithatë, pak para se të zbulohej gjithçka në mesin e vitit 2019, u largua nga fshati ku jetonte makthin.

Babai i saj apeloi në Polici, duke kërkuar që të ndërhynte për ta kthyer vajzën në shtëpi…

Me ndihmën e shoqes së saj, ajo shkoi në Patra, ku jetonte nëna e saj, pasi prindërit janë të divorcuar, dhe aty ajo tregoi se çfarë jetonte në fshat.

Elidas dhe autoritetet e policisë filluan ta kërkojnë. Policia e lokalizoi vajzën dhe që në kontaktin e parë me të, kuptuan se diçka nuk shkonte.

16-vjeçarja nuk donte të kthehej në shtëpi dhe sipas informacioneve po tentonte t’i jepte “sinjal” policisë që të mos kthehej…

Policia iu afrua dhe pasi ajo filloi të ndihej e sigurt, ajo u tregoi se nuk donte të kthehej në shtëpi në fshat sepse ishte dhunuar e përdhunuar vazhdimisht nga vëllai dhe daja i saj!

Siç kishte treguar ajo, përdhunimi i parë kishte ndodhur diku në vitin 2016, fillimisht nga vëllai i saj, e më pas me dhunë u përdhunua vazhdimisht nga vëllai dhe xhaxhai… Duke folur në polici, ajo përshkroi një makth në të cilin jetonte.

Në vitin 2019, kur u ngritën akuzat, policia ngriti një kallëzim ndaj vëllait dhe xhaxhait së vajzës për përdhunim të vazhdueshëm dhe “dosja” u dërgua në Prokurorinë e Amaliadës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!