Tronditëse në Kansas, vajza 5-vjeçare përdhunohet dhe vritet pasi nëna e përzë nga shtëpia

schedule18:30 - 6 Tetor, 2023

schedule 18:30 - 6 Tetor, 2023

Kansasi është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të një vajze 5-vjeçare, e cila për dy javë të jetës së saj jetoi në një kamp të improvizuar të pastrehëve në pyll, sepse nëna e saj e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me të babain dhe motrat e saj.

Vogëlushja Zoe Felix u gjet e plagosur rëndë të hënën në një pikë karburanti pranë vendit ku jetonte me familjen e saj, sipas Departamentit të Policisë Topeka. Vajza e vogël, e cila gjithashtu kishte pësuar abuzim seksual, u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

I dyshuari kryesor për krimin e tmerrshëm është një 25-vjeçar Mikel G. Cherry, i cili u arrestua për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës. Sipas banorëve vendas, i riu ka jetuar më parë për një kohë në të njëjtën shtëpi me vogëlushen, prindërit dhe motrën e saj, përpara se nëna e Zoes t’i nxirrte të gjithë nga shtëpia.

Familja e vajzës ka qenë problematike vitet e fundit, siç raportojnë fqinjët për mediat lokale. Vogëlushja nuk shkonte në kopsht dhe shëtiste rrugëve gjithë ditën, pa mbikëqyrje. Disa anëtarë të komunitetit kujdeseshin herë pas here t’i jepnin rroba, ushqim dhe e mbanin për disa orë në shtëpinë e tyre në mënyrë që ajo të lahej dhe të pushonte.

Vajza e vogël, me sa duket nuk merrte kujdesin që i duhej në shtëpi, vizitonte shpesh shtëpitë e fqinjëve që njihte. “Ajo gjithmonë më pyeste a mund të qëndroj më gjatë?’ Zakonisht kur një fëmijë këmbëngul në këtë mënyrë, diçka ndodh në shtëpi”, tha Sanika Bradley, e cila jeton pranë nënës së vajzës.

Si Bradley ashtu edhe fqinjët e tjerë u kishin thënë më parë agjencive të mirëqenies në Kansas për “kushtet e mjerueshme” në shtëpinë e familjes së Zoe, e cila ishte plot papastërti dhe nuk kishte as ujë të rrjedhshëm. Siç raportojnë ata, përpjekjet e tyre nuk sollën asnjë rezultat.

“Kam raportuar për neglizhencën e saj. Ajo ishte gjithmonë pis, nuk hante nëse dikush nga ne nuk e ushqente, por mesa duket nuk më kishin marrë seriozisht”, thotë një tjetër banore e zonës.

Lajmi për vrasjen e vogëlushes tronditi ata që e njihnin vajzën e dashur. “Të gjithë e donin Zoen, përveç prindërve të saj”, tha një grua që e njihte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!