Një ngjarje që ka tronditur jo pak “yllin” e NBA, LeBron James ka ndodhur ditën e djeshme. Bëhet fjalë për djalin e tij, Bronny, i cili ka pësuar një arriest kardiak gjatë seancës stërvitore dhe është shruar me urgjencë në spital, por për fatin e tij të mirë gjendja është përmirësuar dhe djaloshi ka dalë nga rreziku për jetën.
“Dje, ndërkohë që ishte duke u stërvitur, Bronny James pësoi një arrest kardiak. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai është tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga reparti i terapisë intensive dhe mjekët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme”,- thanë përfaqësuesit e familjes në një komunikatë për shtyp, ku kërkuan respektimin e pritvatësisë.
Ashtu si i ati, një nga basketbollistët më të njohur në botë, edhe Bronny ushtron të njëjtin sport dhe shihet si një talent i jashtëzakonshëm, që shumë shpejt do të mund të luajë në NBA, megjithatë mbetet për t’u parë se cilat ishin shkaqet e arrestit kardiak, që mund t’i penalizojë edhe karrierën djaloshit. /i.m /abcnews.al