Tronditëse, 17 vjeçari i armatosur akuzohet se vrau protestuesit në SHBA

schedule09:16 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 27 Gusht, 2020

17 vjeçari Kyle Rittenhouse, është arrestuar për vrasjen e dy personave në Kenosha gjatë protestave. Protestat kanë shpërthyer në Kenosha që të dielën, kur policia qëlloi Jacob Blake në shpinë ndërsa ai po tentonte të largohej nga këta të fundit.

Tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në makinë , kur ai u qëllua. 29-vjeçari Blake ka mbetur i paralizuar pas ngjarjes që nxiti zemërim të thellë në popullin amerikan.

 

Kyle Rittenhouse, of Antioch, Illinois, about 15 miles (24.14 kilometers) from Kenosha, was taken into custody in Illinois on suspicion of first-degree intentional homicide in the attack Tuesday that was largely captured on cellphone video. The shooting left a third person wounded.

Rittenhouse ka qëlluar për vdekje një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar me armë zjarri. Shefi i departamentit të policisë në Kenosha, Dan Miskinis, konfirmoi se 17-vjeçari ndodhet në paraburgim.

Në vazhdën e vrasjeve, Guvernatori Wisconsin Toni Evers autorizoi vendosjen e 500 anëtarëve të Gardës Kombëtare në Kenosha, duke dyfishuar numrin e trupave në qytet. Zyra e guvernatorit tha se ai po punon me shtetet e tjera për të dërguar anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare./abcnews.al