Tronditën ushtrinë greke, kush janë djemtë e “5 Majit”. Nga videoja e famshme tek vrasja mes shokësh mbrëmë në Tiranë

schedule13:39 - 11 Maj, 2021

schedule 13:39 - 11 Maj, 2021

27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vdekur mbrëmë nga plumbat e pistoletës së shokut të tij në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Marius Dema qëlloi për shkaqe ende të paqarta me pistoletë në drejtim të Qemës duke e lënë të vdekur në vend.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Dema është dorëzuar në polici bashkë me një shok tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.

Bëhet fjalë për Frenkli Myftarin, i cili me ndërhyrjen e familjarëve është bindur që të paraqitet bashkë më Demën në polici.

Lexo edhe: Vrau 27-vjeçarin, del fotoja e autorit duke pozuar me viktimën: Dyshohet se ngjarja ndodhi aksidentalisht

Por, grupi i djemve në fjalë, shoke me disa reperë të njohur në vend nuk janë fare të panjohur edhe për publikun në Shqipëri si edhe Greqi.

Abcnews.al publikoi në janar të këtij viti një video të hedhur më herët në Instagram pikërisht nga Frenkli Myftari, i cili me sa duket ka patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart. Në video, Myftari përshëndet shokët e tij “në lagjen 5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema, i njohur si “Tallman” në rrjetet sociale, të cilin Frenkli Myftari e përmend në video. Krahas viktimës, Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë.

Videoja e publikuar para disa muajsh nga Myftari shkaktoi mjaft shqetësim në ushtrinë greke dhe ndaj tij dhe një tjetër të riu u morën masa disiplinore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!