Triumfi shqiptar në Paris/ Fidel Ylli flet për ABC News: Optimist, por me këmbë në tokë. Ditë historike, ata që merren me politikë të shijojnë fitoret

schedule14:56 - 11 Gusht, 2024

schedule 14:56 - 11 Gusht, 2024

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka folur për ABC News pas fitores së mundësit të Shqipërisë, Islam Dudaev, i cili rrëmbeu medaljen e dytë të bronztë, duke mundur rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev.

Në një lidhje ‘LIVE’ nga Lojërat Olimpike 2024 në Paris për “Sport Center”, ai ndau të gjitha emocionet e këtij momenti historik.

“Unë kam pasur një emocion dhe më doli zemra vendit. Është një emocion që nuk ta përshkruaj dot me fjalë”, tha Ylli.

Më tej, ai theksoi se sot duhet vetëm të gëzohemi, pasi sporti është imazhi më i mirë i Shqipërisë.

Ylli shtoi se ndihet shumë optimist, por me këmbë në tokë. Sipas presidentit të KOKSH, ata që merren me politikë le të shijojnë fitoret, jo fjalët.

“Faleminderit dhe juve për të gjithë mbështetjen që na keni dhënë, dhe kryesosisht për këto dy medalje historike. Ajo e djeshmja që ishte medalja e parë për Shqipërinë dhe sot u morë medalja e dytë. Ishin dy gëzime brenda 16 orësh që ne na kanë bërë shumë të lumtur dhe shumë të gëzuar.

Të jemi realist ne ishim optimist dhe unë i kam shprehur që do i sjellim Shqipërisë këtë radhë një medalje. Por isha gjithmonë jo euforik, me këmbë në tokë dhe thosha sikur një medalje të bronzit të marrim, ne kemi realizuar të gjithë mundin dhe djersën e sportistëve tanë në këto vite. Zoti i madh vonoi por nuk harroi me ndeshjen e sotme dhe fitoren.

Është një gjë për t’u gëzuar dhe për t’i thënë këtyre mediokërve që merren me delegacionin olimpik, me sportistët tanë, flamurin tonë kombëtar, të gëzohen dhe të kenë një mundësi të shijojnë fitoren e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Fidel Ylli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!