Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, foli për mediet britanike menjëherë pas fitores 1-2 përballë Arsenalit në derbin e Londrës. Në fjalën e tij, strategu anglez u shpreh: “Ndeshje për t’u harruar në 30 minutat e para. Ishim të ngadaltë dhe letargjikë.
I dhamë gjithçka Arsenalit, terren dhe qarkullimin e topit. I bëra zëvendësimet herët, mendoja se duhet të bëheshin. Në pjesën e dytë pastaj dominuam.
Pas dhjetë minutave të para, ishte tepër e qartë se Arsenali na kishte studiuar mirë. Ata e nisën me vrull ndërsa ne nuk kishim asnjë përgjigje. Nuk mund ta pranoja përgjumjen e futbollistëve të mi. Kjo iu komunikua në pushim dhe ata reaguan. Fituam jo nga taktikat, por shpirti dhe dëshira”, përfundoi Lampard./abcnews.al