Bayern Munchen konfirmoi mbrëmjen e kaluar se mbetet ekipi për t’u mundur në Champions League. Kampionët në fuqi fituan lehtësisht 4-0 kundër Atletico Madrid, një kundërshtar shumë i fortë. Hans-Dieter Flick ka mbetur shumë i kënaqur me lojën e djemve të tij.
Sidomos me punën e bërë në mbrojtje, repart që ka treguar dobësi në sfidat e fundit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i skuadrës bavareze ndalet edhe Kingsley Coman, autori i një dygolëshi dhe një asisti.
“Vendosëm ta bazonim lojën tonë në aspektin fizik, një pikë e fortë e Atleticos. Ishte e rëndësishme të tregonim se jemi të fortë edhe në këtë aspekt. Zhvilluam një futboll fantastik, e merituam fitoren dhe e nisëm fazën e grupeve në mënyrë të shkëlqyer.
Donim ta fitonim këtë ndeshje me çdo kusht dhe ia dolëm duke dominuar një kundërshtar të fortë si Atletico. Më shumë se për katër golat e shënuar, jam i lumtur me paraqitjen tonë në mbrojtje, repart ku nuk është se kemi bërë shumë mirë kohët e fundit.
Coman? Kingsley luajti shumë mirë, është shumë e rëndësishme për të shënojë gola dhe dhurojë asiste. Ka cilësi të mëdha, do të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në kampionat. Sigurisht që Champions është një kompeticion i veçantë për lojtarët“, deklaron Flick. /abcnews.al