Triumfi i PSG-së, Tuchel: Mos prisni lojë të bukur, rëndësi ka vetëm fitorja

schedule23:18 - 28 Tetor, 2020

schedule 23:18 - 28 Tetor, 2020

Champions League është objektivi kryesor i PSG-së dhe skuadra e Thomas Tuchel mori tre pikët e para në grupin H pas fitores 0-2 jashtë fushe me Basaksehir. Moise Kean gjeti dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, rezultat që gëzon trajnerin gjerman.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Tuchel flet rreth situatës së ekipit të tij, teksa ka një koment edhe në lidhje me zgjedhjet taktike rreth brazilianit Marquinhos dhe portugezit Danilo Pereira. “Erdhëm për të fituar dhe ia dolëm.

Po luajmë çdo tre ditë dhe nuk kemi shumë kohë në dispozicion për të punuar në stërvitje. E dimë që mund të luajmë një futboll më të mirë, por jemi të vetëdijshëm që nuk është aspak e thjeshtë për ta bërë në këtë fazë të sezonit.

Po bëjmë maksimumin e mundshëm. Sinqerisht nuk i kuptoj diskutimet rreth Marquinhos dhe Danilo. I pari ka luajtur në këtë pozicion edhe sezonin e kaluar (si mesfushor) dhe kemi zhvilluar sezonin më të mirë të klubit.

Sa i përket Danilos, po e përsëris sërish. Unë e shoh më shumë si mbrojtës sesa si mesfushor“, deklaroi trajneri i nënkampionëve të Evropës. /abcnews.al