U mundën 3 me 1 nga Vllaznia vetëm katër ditë më parë, mirëpo jo më kot janë kampionët në fuqi.
“Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur një fitore të madhe mesditën e kësaj të diele, teksa mundën me rezultatin e thellë, 4-0 “Ballshiotët” e Bylysit, duke treguar se edhe këtë vit do të jenë në garë për titullin kampion.
Një dopietë e Alessandro Ahmetajt, në minutat 32’ e 69’ shoqëruar me golat e Xhemajlit dhe Ndrecës mjaftuan që djemtë e Idlir Tetovës të merrnin një fitore të madhe, në Rrogozhinë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve, në vendin e parë të tabelës. /i.m /abcnews.al