Nje shperthim me tritol ka ndodhur ne nje lokal ne lungomaren e Vlores. Lokali ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij. Nga shperthimi ka vetem deme material. Kamerat e sigurise kane kapur autorin me maske. Po hetohet per pistat e ngjarjes.
Keto jane pamjet pas shperthimit me tritol te ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit ‘The Boss’ që ndodhet në shëtitoren buzë detit në Vlorë.
Efekte…
Nga shperthimi I ndodhur ne oret e para te mengjesit te kesaj te diele ka vetem deme material.
Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare dhe ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
Lokali nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur, pasi është marrë sërish nga vëllezërit e Bledari Birçajt, ndersa biznesi ndodhet ne pronesine e nenes se tyre.
Kamerat e lokalit kanë filmuar autorin i cili ka qenë me maskë. Ai ka ardhur nga ana e lokaleve dhe pasi ka vendosur tritolin me fitil e ka ndezur dhe ka shkaktuar shpërthimin. Më pas është larguar mes pallateve, edhe kamerat përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit./abcnews.al