Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në Tiranë/ Kush është pronari i garazhit. Elvis Kosova, i arrestuar më parë për vjedhjen e një automjeti me vlerë 200 mijë euro

schedule08:21 - 24 Korrik, 2025

schedule 08:21 - 24 Korrik, 2025

Elvis Kosova është pronari i garazhit, që iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një emër i njohur për policinë, Kosova ka precedent të mëparshëm penal.

I njohur ndryshe si Visi i garave, apo visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro. Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk.

Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ në Gjermani. Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!