Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në Shkodër, lokali nuk ka kamera, 6 të shoqëruar, pistat dhe shpresa e hetuesve

schedule23:03 - 18 Nëntor, 2020

schedule 23:03 - 18 Nëntor, 2020

Eksplozivi tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Tritoli ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit në pronësi të Hana Foletës (Tollozi), por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga personat që ishin brenda. Dëmet materiale janë të shumta.

Aleksander Foleta

Ngjitur me lokalin, është shtëpia ku banon Foleta. Disa metra më tej drejtoria e policisë, por kjo nuk i ka trembur autorët.

Deri tani policia ka shoqëruar 6 persona, por ngjarja ende nuk ka një autor. Më të vështirë punën e grupit hetimor e bën edhe fakti që lokali nuk ka kamera sigurie, raporton gazetari i “ABC”-së në Shkodër Simon Shkreli.

Hana Fojleta

Por, hetuesit mund t’i ndihmojë fakti që lokali ndodhet në unazën lindore të qytetit duke shpresuar që në momentin që autorët janë larguar t’i kenë kapur kamerat e bizneseve pranë.

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e shpërthimit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Një nga pistat ku po hetohet lidhet me një konflikt të vjetër, një plagosje të dyfishtë që djali i pronares, Aleksandër Foleta ka bërë disa vite më parë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!