Mësuesja e anglishtes, makina e të cilës u hodh në erë me tritol në Patos, ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd.
Ndërsa kjo e fundit ende nuk ka një autor apo motiv për ngjarjen. Makina e Eriselda Agalliut, shpërtheu në flakë gjatë natës.
Mjeti ishte i parkuar në lagjen “1 Maji”, ku ajo banon. Lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, duke shkaktuar dëme materiale. /abcnews.al