Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në hotelin e Ervin Matës/ Vijon seanca ndaj të akuzuarve, dëshmon babai i tij: Kamerat janë…

schedule11:44 - 14 Nëntor, 2025

schedule 11:44 - 14 Nëntor, 2025

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon procesi gjyqësor ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në sallën e gjyqit është paraqitur Luan Mata, babai i shumë të kërkuarit Ervin Mata. Ndaj hotelit të Matës ka shpërthyer një sasi tritoli në vitin 2020, ndërsa Luan Mata ka pohuar  se nuk ka pasur probleme me njerëzit.

Sipas SPAK, personi që ka vendosur tritolin është shtetasi Ramazan Rraja, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn.

“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam hotel “Viktoria dhe Viktoria construction.Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident kam qenë brenda në hotel. E gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam dy fëmijë .Nuk kam dijeni kush e ka ma ka vendosur tritolin”,  tha Mata.

Në proces ka dëshmuar edhe Julian Pjetri i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për atentatin, por nuk ka dhënë shpjegime.

“Nuk dua të jap shpjegime përfitoj nga kjo e drejtë që më jep ligji”

Po ashtu edhe dëshmitari tjetër, Genti Ndërjaku, i dënuar me 5.4 vite burg nga GJKKO si pjesë e grupit nuk ka pranuar të flasë.

“Nuk dua të përgjigjem dua të përfitoj nga kjo e drejtë”, tha ai.

Në proces u paraqit edhe Ramazan Rraja nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ai dyshohet si pjesë e grupit të Plaurent Dervishaj, por megjithatë në sallën e gjyqit ka deklaruar se do të dëshmojë herë tjetër, në prani të avokatit.

“Dëshiroj të dëshmoj, por sot nuk është avokati im. Do paraqitem herës tjetër me avokat”, tha ai.

Gjithashtu dhe Amar Shkembi i ekstraduar se fundmi nga Dubai u paraqit nën masa të rrepta sigurie si dëshmitar, por zgjodhi që të mos jepte përgjigje.

“Dua të përfitoj nga e drejta për të mos u pyetur”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!