26 vjeçari Enea Themollari, që mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol në një pallat në Elbasan, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës. Gazetari Ervin Leka, në një raportim live, tha se ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
“Vion të jetë në gjendje kritike Enea Themollari. Është në reanimacion që dje, ku mjekët e Traumës po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës”, raportoi gazetari.
Në banesën e shënjestruar në pallatin në Elbasan jetonin dy motra. Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli.
Ajo nuk ka pranuar të flasë për uniformat blu por ka thënë se do t’i japë shpjegime vetëm SPAK-ut pasi sipas tyre problemi është i madh./abcnews.al